A E DINI QË HALIFI I TRETË, OTHMAN IBN AFFAN r.a., E KA XHIROLLOGARINË NË NJË BANKË SAUDITE?

Cili tregim fshihet pas ndërtimit të hotelit Othman b. Affan r.a., në afërsi të xhamisë së Pejgamberit s.a.v.s.? A ka Othmani r.a. ndonjë trashëgimi që ka ngecur dhe për këtë ky hotel quhet me emrin e tij? Lexoni tregimin në vijim . . .

Pas Hixhretit kur u rrit numri i muslimanëve, nevojitej zgjidhje për problemin e ujit. Njëri prej puseve më të mëdha të Medinës ishte pusi Ruma, i cili ishte pronësi e një jehudiu. Ky njeri ishte koprrac dhe nuk lejonte asnjë pikë ujë pa të holla. Kur Othmani r.a. e kuptoi këtë, shkoi te jehudiu dhe i ofroi që t’ia blejë gjysmën e pusit. Një ditë ai do ta shfrytëzonte pusin, ndërsa ditën tjetër Othmani r.a. Jehudiu llogariti që Othmani r.a. është tregtar i aftë dhe ai do ta rrit çmimin e ujit, kështu që ai do të kishte dobi të dyfishtë dhe pranoi këtë marrëveshje.

Por, ndodhi e kundërta. Shitja e ujit dita ditës filloi të bie, derisa më askush nuk kërkoi ujë nga jehudiu. Kjo e çuditi dhe duke kërkuar shkakun, kuptoi që Othmani r.a. e jepte ujin pa të holla çdokujt që i nevojitej. Pas një kohe, jehudiu i ofroi shitjen e gjysmës tjetër të pusit dhe Othmani r.a. e bleu dhe e bëri vakuf për muslimanët.

Pas një kohe, një sahab erdhi te Othmani r.a. dhe i ofroi një shumë të madhe të hollave për ta blerë pusin. Othmani r.a. e refuzonte duke thënë: – Më ofrojnë më shumë. Ky me këmbëngulësi e rriste çmimin, derisa në fund i tha: – Unë e di që nuk ka blerës që të ofrojë më shumë se unë. Othmani r.a. u përgjigj: – Allahu i madhërishëm!

Othmani r.a. këtë pus e bëri vakuf dhe pas një kohe rreth tij mbiu palmishte. Shteti osman e kultivoi palmishten dhe kujdesej për të. Pas tyre, shteti saudit u kujdes për palmishten derisa numri arriti në 1550 palme. Ministria e bujqësisë kujdesej për palmishten dhe gjysmën e fitimit nga hurmat e shitura u ndante të varfërve dhe nevojtarëve e gjysmën tjetër të mjeteve e vendosnin në xhirollogari bankare në emër të Othman b. Affan.

Pasuria u rrit aq shumë saqë arriti vlerën që me të të blihej trualli në zonën qendrore të Medinës afër xhamisë së Pegjamberit s.a.v.s. në të cilëi është duke u ndërtuar hoteli nga pasuria e njëjtë. Hoteli do të jetë me pesë yje dhe parashihet fitimi vjetor rreth 50 milion rijal. Gjysma e kësaj shume do t’u ndahet jetimëve dhe të varfërve, ndërsa gjysma tjetër do të vendoset në xhirollogarinë e Othmanit r.a. në bankë.

Gjithashtu është interesant që edhe trualli në të cilin gjindet hoteli në komunë është regjistruar si pronësi e Othman b. Affanit r.a.

Hoteli do të jetë 15 kate me 210 dhoma, dy restorante të mëdha, 6 dyqane si dhe shërbimet që i ofron hoteli me pesë yje.

 

Përktheu dhe përshtati:

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi