A TË DO ALLAHU – SHIKO NË JETËN TËNDE BASHKËSHORTORE

Një prej shenjave që Allahu xh.sh. të do, është bashkëshortja yte. A ka kuptim kjo? Do ta kuptoni nëse jeni të martuar. Në atë moment që “nuk je mirë” me Allahun, diçka nuk shkon mirë në mes teje dhe bashkëshortes. 100% është kështu dhe kjo është e pashmangshme. Në atë moment që nuk je në bindje si duhet ndaj Allahut xh.sh., do të shohësh që gruaja yte “vërsulet” mbi ty.

Pse është kështu?

Allahu xh.sh. në Kuranin fisnik thotë:

“Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.”

(Er – Rrum, 21)

Dhe në momentin kur nuk je i bindur ndaj Zotit i Cili lëshon dashuri në mes bashkëshortëve, kjo dashuri ngritet ose zvogëlohet.

Leksioni (mësimi) që marrim nga kjo është sesa më shumë duhet Allahut, më shumë të do bashkëshortja. Ndërsa pashmangshëm, sa më shumë largohesh nga Allahu (me veprat e këqija), aq më shumë do të kesh probleme në shtëpinë tënde.

Për këtë, Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Më i miri prej jush (në afërsinë me Allahun) është ai që më së miri sillet ndaj familjes së tij. Ndërsa unë më së miri sillem ndaj familjes sime.”

Pra, Pejgamberi s.a.v.s. është më i miri i ummetit, me këtë edhe më i miri në sjelljen e tij ndaj bashkëshortes.

Sa më afër që je me Allahun xh.sh. dhe me Pejgamberin a.s. aq më i sjellshëm je më bashkëshorten tënde.

Ibn Kajjimi ka thënë: “Nëse dëshiron të dish se a je nga euliatë (të dashurit e Allahut), shiko a është gruaja yte mik i yti.”

A ka kuptim kjo?

Nëse dëshiron të jesh mik i Allahut, shiko a është gruaja mik i i yti.

Allahu na ndihmoftë!

 

Përktheu dhe përshtati:

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi