CILA VEPËR ËSHTË MË E VLEFSHME TEK ALLAHU

Është aspirata, e jo të hollat, ndikimi, fama, jo perfeksioni . . . të gjitha këto me lejen e Allahut do të vinë. Ajo që Allahu dëshiron të sheh tek ne është përpjekja. Ka pasur pejgamberë të cilët para Krijuesit do të vinë pa asnjë pasues, që d.m.th. se ndikimi i tyre ka qenë i barabartë me zero. Por, të njëjtit pegjamberë, i Lartësuari do t’i shpërblejë me shkallët (derexhet) më të larta të xhennetit. Përse? Ngase Allahu vlerëson aspiratën e tyre, mundin dhe përpjekjen e tyre. Kanë qenë të fortë dhe kanë arritur të kalojnë nëpër këto sfida.

Sikur të analizonim përparimin e Nuhut a.s. me paraqitje grafike gjatë 950 vjetëve të jetës së tij duke ftuar popullin e tij, si do të dukej? A thua, do të rritej grafikoni në mënyrë rapide, apo ndoshta një herë në disa vite do të lëvizte nga pika e vdekur, e përsëri do të kthehej në zero vite me radhë, derisa ndonjë do ta pranonte Islamin? Natyrisht, një numër tejet i vogël do të pranonte mësimin e Nuhut a.s. gjatë jetës së tij. Nuk kishte ndonjë ndikim të dukshëm te populli i tij gjatë jetës në mesin e tyre. Por, a e dini çfarë vlerësohet te Nuhu a.s.? Këto janë aspirata, mundi dhe përpjekja konstante

dhe e pandërperë e tij.

Kjo është që duhet ta kuptojmë dhe aplikojmë. Nuk do të kemi asgjë para Allahut xh.sh., ps mundit dhe përpjekeve tona.

O rini, çfarë do të ketë jeta juaj nëse merreni me disa lojëra? Për çfarë përpiqeni? Çfarë aspirata keni? Kujt i intereson nëse fitoni trofe në videolojërat apo fitoni 100% sinkronizimin në Assassin’s Creed? Çka e ndryshon kjo botën?

Duhet të ecni më larg se kjo! E kur të filloni ta bëni këtë, dëshiroj t’u them një gjë që do t’ua jep Allahu. Allahu do t’ua jep lumturinë. Kur vërtetë keni ndonjë aspiratë, atëherë jeta juaj vlen diç. E kur jeta juaj vlen diç, kjo ju bën të lumtur. Kur nuk keni aspirata, atëherë nuk mund ta gjeni kuptimin e jetës, e për këtë asnjëherë nuk jeni të lumtur. Nuk është me rëndësi sa muzikë dëgjoni apo se shëtitni jashtë, apo sa argëtoheni, por asnjëherë nuk jeni të lumtur. Asnjëherë nuk jeni të kënaqur. Gjithmonë ndieni monotoni dhe jeni të lodhur, nuk jeni të kënaqur me vetveten, etj. Aspirata është ajo që duhet ta pushtoni. Rinia duhet të jetë persona me aspiratë të jashtëzakonshme.

Allahu i madhërishëm në Kuranin Fisnik thotë:

“Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar.

            Dhe se mundi i tij më vonë (ditën e gjykimit) do të shihet.

            Pastaj ai shpërblehet me shpërblimin më të plotë.”

(En – Nexhm, 39-41)

I dua këto ajete. Në vijim do t’u shpjegoj.

Kur dikujt ia tregoni CV tuaj, apo rezymenë (p.sh.: “Kam diplomuar në këtë fakultet, kam punuar këtu e këtu, kam punuar në këtë e këtë projekt, . . .”), a thua atëherë përmendni rezultatet apo aspiratën?

Jo, nuk përmendni aspiratën, mundin, përpjekjen, por rezultatet. Rezultati është se keni diplomuar. Nuk do të thuani: “Vërtet kam punuar me shumë mund semestrin e fundit, jam përpjekur maksimalisht që ta kaloj provimin, . . .”, këto nuk i përmendni, por vetëm se keni diplomuar. Ose: “Kam punuar në këtë e këtë projekt”. Nuk do të përmendni sa mund e përpjekje keni bërë në diç, e në fund mund të mos keni sukses. Edhe pas mundimeve të lodhshme, projekti mund të mos ketë sukses, ose mos ta merrni notën që keni merituar dhe dëshiruar në provim. Kanë mbetur vetëm rezultatet. Meqë njerëzit nëjri-tjetrin e gjykojnë sipas rezultateve, mund të prisni që shefi t’u thotë: “Nuk më intereson sa mund ke bërë, nuk kam parë rezultate. Je i liruar nga puna!” Ose, pritet që profesori t’u thotë: “Nuk më intereson sa mund ke bërë, provimin nuk e ke kaluar, nuk mund të diplomohesh!”

Por, në ditën e Gjykimit, Allahu xh.sh. nuk do t’u gjykojë në bazë të rezultateve. Allahu do t’u gjykojë në bazë të përpjekjes. Allahu xh.sh. thotë:

            “Dhe se mundi i tij më vonë (ditën e gjykimit) do të shihet.”

(En – Nexhm, 40)

Kjo ka rëndësi të jashtëzakonshme, ngase asnjë qenie në planetin e Tokës nuk mund ta sheh mundin tonë. Ju nuk mund ta shihni mundin tim, e as unë tuajin.

Vetëm Allahu e sheh mundin, përpjekjen. E gjithë që ne mund të shohim është ndikimi dhe rezultati. Ne si njerëz, jemi njerëz të rezultateve, por Allahu është gjykatës i mundit. Subhanallah! Sa i lartë është Zoti ynë. Askush nuk mund ta vlerësojë mundin pos Allahut, andaj mos e nënvlerësoni mundin tuaj, ngase ndoshta tjerët mund ta nënvlerësojnë.

Mos mendoni se nëse njerëzit nuk e vlerësojnë mundin që e keni bërë ju, ka qenë i kotë. Përkundrazi, ka qenë gjithsesi i vlefshëm tek Allahu.

 

Përktheu dhe përshtati:

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi