EDHE NËSE NJERIU IK NGA NAFAKA AJO DO TA ARRIJË

Aliu r.a. erdhi me deve para xhamisë dhe i tha një djaloshi që t’ia ruajë devenë derisa ta fal namazin. Djaloshi ia hoqi kopreshin nga deveja dhe iku. Kur Aliu r.a. doli nga xhamia e pa devenë pa kopresh. E thirri një djalë tjetër dhe ia dha 20 dërhem për t’ia blerë një kopresh në treg. Djaloshi në treg hasi në atë që e kishte vjedhur kopreshin, por nuk e njihte dhe e bleu për 20 dërhem.

Kur ia solli Aliut r.a., ai tha:- Unë gjithsesi atij desha t’ia jap 20 dërhem për ruajtjen e devesë. Mirëpo , ai nuk duroi dhe ajo që ka qenë e përcaktuar ta fitojë e mori por nëmënyrë haram. Nafaka vjen nga një apo tjetër anë, por më mirë të vie hallall.

Populli thotë: – Atë që e sjell shejtani, atë edhe e merr. Apo si ka ardhur, ashtu edhe shkon!