FALEMINDERIT JUSUFIT a.s. PËR ÇDO GJË QË KAM MËSUAR NGA TREGIMI I JETËS SË TIJ

Faleminderit Jusufit a.s nga tregimi i jetës së tij kamë mësuar se disa njerëz na urrejnë për shkak të përparsive tona e jo për shkak të metave tona.Jusufin a.s e kanë urrejtur sepse ka qenë i bukur,i mirë dhe fisnik dhe nuk u ka ngjarë atyre që e kanë urrejtur.

Faleminderit Jusufit a.s nga trregimi i jetës së tij kamë mësuar se njeriu ndonjëherë plagoset dhe lëndohet nga nuk shpreson.Jusufi a.s arriti “të ik” nga ujku por nuk arriti të ik nga vëllezrit e tij dhe ligësia e tyre.

Faleminderit Jusufit a.s nga tregimi i jetës së tij kamë mësuar që nuk duhet se cilit ti tregojmë për të mirat që Allahu na ka dhuruar nga se disa njerëz kanë shikim të ngushtë dhe zemra edhe më te ngushta dhe ata shikojnë atë që është në duart e huaja e nuk shohin në ato që janë në duart e tyre.

Faleminderit Jusufit a.s nga tregimi i jetës së tij kamë mësuar që ndonjëherë armiqt dhe kriminelët e veshin petkun e këshilluesit.Kështu, Iblisi për ta sjellur në mëkat dhe mosbindje ndaj Allahut,babait tonë Ademit a.s i tha: “A dëshiron të tregoj për pemën e përjetësisë?”, ndërsa vëllezrit e Jusufit a.s i thanë babait, Jakubit a.s: “ Ne jemi këshillues të vërtetë të Jusufit dhe ne do ta ruajmë atë,lëshoje me ne!”

Faleminderit Jusufit a.s nga tregimi i jetës së tij kamë mësuar se nuk ekziston krim i plotë dhe i përkryer në kuptim te fshehjes së tij, ngase shumë herë kriminelët nuk i parashikojnë detajet e imëta që i zbulojnë. Vëllezrit e Jusufit a.s. harruan ta shqyejnë këmishën e tij para se ta lyenin me gjakun e deles për t’i thënë babit se e ka ngrënë ujku. Çfarë ujku ishte ai i cili arriti ta hajë Jusufin,ndërsa këmisha mbeti e paprekur?!

Faleminderit Jusufit a.s. nga tregimi i jetës së tij kamë mësuar që e mira dhe e keqja nuk janë në gjërat, por në mënyrën e përdorimit të tyre.Kështu, këmisha e
Jusufit a.s. njëherë ishte në funksionin e gënjeshtrës, ndërsa herën e dytë ishte argument i pafajsisë së tij, ndërsa herën e tretë ishte në funksion të ilaçit.

Faleminderit Jusufit a.s. nga tregimi i jetës së tij kam mësuar se kjo botë ështe e pavlerë.Vërtet është vendbanim i shëmtuar dhe i keq në atë që robi fisnik i Allahut siç ishte Jusufi a.s. mund të shitej për disa dërhem.

Faleminderit Jusufit a.s. nga tregimi i jetës së tij kam mësuar se shkollat, fakultetet dhe librat nuk janë asgjë pos mjete dhe shkase,ndërsa dhënësi i diturisë është Allahu i Cili për Jusufin a.s. tha:”…Për ta mësuar shpjegimin e ëndrrave…”pastaj:”Ne i dhamë urtësi dhe dituri” dhe Allahu dhuron dituri të vërtetë në bazë të devoshtmërisë dhe adhurimit,për çfar aludon ajeti().

E kjo d.m.th. se dituria e vërtetë dhe njohuria e vërtetë nuk janë gjëra të mendjes, por të zemrës.

Faleminderit Jusufit a.s. nga tregimi i jetës së tij kam mësuar që njeriu fisnik nuk di të tradhtojë, që njeriu i vërtet i lirë nuk e kthen të mirën me të keqe, si dhe njeriu fisnik dhe i vyrtytshëm nuk pështyn në pusin nga i cili pi ujë.Sa të bukura dhe madhështore janë fjalët e Jusufit a.s.().

Faleminderit Jusufit a.s. nga tregimi i jetës së tij kam mësuar se nuk ka emanet të vërtetë dhe besim pa mundësi të tradhtisë dhe as nuk ka virtyt dhe pastërti pa mangësi të prostitucionit. Jusufi a.s. e pati rastin dhe mundësine për njërën dhe tjetrën, por njerëzit si Jusufi a.s. nuk mashtrojnë dhe nuk bëjnë prostitucion.

Faleminderit Jusufit a.s. nga tregimi i jetës së tij kam mësuar që nga mëkatët është i ruajtur ai të cilin Allahu e ruan, ndërsa i sprovuar dhe i humbur është ai të cilin Allahu e lë me epshet e tij dhe ai që di për Allahun në lehtësi, Allahu do të di për të në vështirësi.

Faleminderit Jusufit a.s. nga tregimi i jetës së tij kam mësuar që shumë njerëz padrejtësishtë kalben në burg dhe dënohen për mëkatet që nuk i kanë bërë dhe se zullumi është i vjetër sa është i vjetër njerëzimi.

Faleminderit Jusufit a.s. nga tregimi i jetës së tij kam mësuar që pas secilit krim ekziston zilia.Ky është mëkati i parë me të cilin është treguar mosbindja ndaj Allahur xh.sh. Iblisi refuzoj t’i bëjë sexhde Ademit a.s. për shkak të zilisë. Zilia është mëkati i parë me të cilin është treguar mosbindja ndaj Allahut xh.sh. në tokë.Kabili i mbyti vëllain Habilin vetëm për shkak të zilisë.Jusufi a.s. u hudh në pus vetëm për shkak të zilisë së vellezerve të vet.

Faleminderit Jusufit a.s. nga tregimi i jetës së tij kam mësuar se çrregullimet në shtet bëhen më së shpeshti për shkak të udhëheqjes së keqe, e jo për shkak të mungeses së resurseve. Kur Jusufi a.s. me ndimën e Allahut i shpëtoj egjiptasit nga uria,nuk u erdhi me resurse të reja,por këtë e bëri me udhëheqjen racionale,të drejtë dhe të urtë me radhitjen e resurseve të vjetra.

Faleminderit Jusufit a.s. nga tregimi i jetës së tij kam mësuar që njerëzit fisnik falin atëherë kur kanë mundësi të dënojnë dhe falja është pjesë përbërese e sjelljes së tyre dhe ai që fal nuk sulmon dhe nuk kritikon ata që kërkojnë falje.Edhe pse vëllezrit e tij kërkuan ta mbysin, robi fisnik i Allahur xh.sh., Jusufi a.s., nuk i akuzoj ata por tha:”Shejtani dëshiroi të mbjellë urrejtje në mes meje dhe vëllezërve të mi.” Fisnikëria e Jusufit a.s. refuzuan që vëllezërve të vet t’ua përshkruajë mëkatin që e kanë bërë.

Faleminderit Jusufit a.s. nga tregimi i jetës së tij kam mësuar që në këtë botë pandërprerë udhëhiqet lufta dhe beteja në mes të mirës dhe të keqes dhe kjo luftë zgjat deri në ditën e Gjykimit.Vetëm ndryshohen pjesëmarrësit dhe mjetet.

Lufta e Jusufit a.s. me Zylejhanë simbolizon luftën në mes të virtytit dhe lakmisë, ndërsa lufta e tij me vëllezrit ështe simbol i luftes në mes urrejtjes dhe dashurisë në çdo kohë,në çdo vend dhe në të gjitha gjeneratat.

 

 

SË PARI UDHËHEQËSIT, EMIRËT DHE VEZIRËT LE T’I VENDOSIN TË HOLLAT NË KASËN SHTETËRORE, E PASTAJ TATIMO POPULLIN

             Kur Sejfudin Kutuz deshi ta përgatit ushtrinë për luftën “Ajnul Xhalut” kundër tatarëve në Egjipt, ishte një gjendje tejet e rëndë ekonomike. Për këtë, Kutuzi dëshiroi t’i vendos tatim shtesë popullit për ta financuar përgatitjen e ushtrisë. Mirëpo, tatimi shtesë kërkonte pajtueshmërinë dhe fetvanë e dijetarëve islam, ngase myslimanët në shtetin islam nuk kanë paguar tatim, por kanë dhënë zekatin. Për këtë, Sejfudin Kutuz kërkoi nga dijetari i njohur islam, El-Izz ibn Abdus-Selami, që të jep fetvanë apo decisionin juridik për tatimin e veçantë të njerëzve për përgatitjen e ushtrisë në luftë kundër tatarëve.

Shejh El-Izz ibn Abdus-Selam këtë e bëri dhe fetvaja e tij ishte: “Para se ta tatimosh popullin, jeni të obliguar ti, emirët, vezirët dhe nëpunësit tjerë shtetëror që të hollat tua, arin dhe argjendin dhe pasurinë tjetër t’i vendosni në kasën shtetërore, kështu që secili nga këto kategoritë e përmendura mos të ketë pranë vetit më tepër të holla se masa e rëndomtë, por nëse kjo nuk mjafton për përgatitjen e ushtrisë, atëherë ke të drejtë t’u imponosh tatimin edhe myslimanëve tjerë.”

Sejfudin Kutuzi e dëgjoi fetvanë dhe i pari i vendosi të hollat dhe pasurinë tjetër me vlerë në kasën shtetërore. Dhe kur udhëheqësit, ministrat, oficerët dhe nëpunësit tjerë vendosën të hollat e tyre në kasën shtetërore, kishte të holla të mjaftueshme për të përgatitur ushtrinë për luftën “Ajnul Xhalut”, në të cilën myslimanët me ndihmën e Allahut e realizuan fitoren madhështore kundër tatarëve duke ndalur hovin e tyre.