MJEKËSIA MODERNE TANI ZBULOI DOBINË E IDDETIT (Pritja pasmartesore e obliguar)

Hulumtimet e fundit shkencore në fushën e mjekësisë, që bënë ekspertët amerikanë, vërtetojnë mrekullinë dhe vërtetësinë e verseteve kuranore që flasin për iddetin (pritjen pasmartesore të obliguar) si dhe ndalesës së përhershme dhe të hyrjes në marrëdhënie martesore të vëllezërve dhe motrave sipas qumështit. Në realitet, gruaja pas vdekjes së bashkëshortit, duhet të pres katër muaj e dhjetë ditë para se të martohet me mashkullin tjetër. Shkencëtarët amerikanë zbuluan se në organizmin e gruas ekzistojnë një lloj i veçantë i qelizave të bardha të gjakut të cilat në vete kanë të ashtuquajtur memorie gjenetike. Këto qeliza i njohin qelizat e huaja që hyjnë në trupin e gruas dhe ruajnë specifikat dhe cilësitë e tyre gjenetike. Ky lloj i qelizave të bardha të gjakut jeton vetëm në organin reproduktiv të gruas dhe saktë 120 ditë! Hulumtimi ka treguar se nëse ndodh që në afat prej 120 ditëve disa qeliza tjera (e jo ato që më parë janë të “memorizuara” nga ana e qelizave të bardha të gjakut) arrijnë brenda organit reproduktiv të gruas, do të vie deri te çrregullimi i punës së sistemit imunologjik i cili mund të shkaktojë tumore dhe kancerë.

Ky zbulim shpjegon fenomenin e paraqitjes së përqindjes më të madhe të sëmurëve nga tumori i mitrës dhe gjirit tek ato femra që kanë lidhje intime me shumë meshkuj sesa ato që kanë lidhje me një mashkull gjatë një periudhe kohore. Kjo në pjesë të mirë jep shpjegime përse grave u ndalohet që në të njëjtën kohë të jenë më shumë se me një mashkull në jetën bashkëshortore. Meqë ky lloj i veçantë i qelizave të bardha te gratë 120 ditë ruan në memorien e saj cilësitë gjenetike të qelizave të cilat të parat kanë arritur në organin reproduktiv të femrës, nëse ndodh që në këto 120 ditë vinë në kontakt me qelizat tjera (nga mashkulli tjetër) dhe nëse vie deri te mbarësimi, në këtë rast organizmi i ri i formuar (embrioni) në vete do t’i bart cilësitë gjenetike si nga ato të parat ashtu edhe nga qelizat e dyta.

Gjithashtu, hulumtimi ka treguar edhe një rezultat interesant. Qumështi i nënës në vete përmban qelizat të cilat në vete bartin cilësi gjenetike të nënës dhe babait. Kjo d.m.th. se me qumështin e nënës te fëmiu përcillen cilësitë e babait dhe nënës, që na shpjegon ndalesën e Sheriatit të martesës së vëllezërve dhe motrave sipas qumështit për shkak të ndarjes së cilësive gjenetike të njëjta edhe pse në themel nuk janë në kurrfarë lidhje gjaku.

Hulumtimi, rezultatet e të cilit i përmendëm ka zgjatur një vjet, ndërsa ekipi i ekspertëve që i bëri këto përbëhej nga shtatë doktorë të SHBA-së dhe dy të Egjiptit.

Rrjedha në detaje dhe shpjegimi i rezultateve të hulumtimit janë paraqitur në konferencën ndërkombëtare për mrekullitë shkencore të Kuranit fisnik dhe Sheriatit i mbajtur këtë vit në Turqi.

 

www.n-um.com

 

Përktheu dhe përshtati:

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi