TREGIMI PËR MAJMUNËT
Dikur në një fshat erdhi një i huaj.E dinte që aty jetojnë me qindra majmunë.Kështu, u ofroi fshatarëve dhjetë dollarë për çdo majmun që e kapin.Fshatarët, natyrisht të kënaqur e pranuan ofertën e të huajit dhe menjëherë u nisën në gjueti.
I huaji pastaj nga ata bleu qindra majmunë që i kishin gjuajtur fshatarët.Por, kur numri i majmunëve u zvogëlua, fshatarët u ndalën për t’i gjuajtur.I huaji e ndërroi ofertën e tij dhe fshatarëve u ofroi njëzet dollarë për çdo majmun.Fshatarët përsëri u nisën në gjueti. Numri i majmunëve u zvogëlua edhe më shumë dhe fshatarët përsëri iu kthyen bujqësisë. I huaji ofertën e rriti në njëzet e pesë dollarë, por mbeti numër i vogël i majmunëve saqë ishte gati e pamundur të gjindet edhe ndonjë.
I huaji atëherë u paraqit meofertë të re.Për çdo majmun fshatarëve u ofroi pesëdhjetë dollarë.Por, në të njëjtën kohë, ai për shkak të punës duhej të udhëtonte dhe për blerjen e majmunëve e autorizoi ndihmësin e vet.
Meqë shefi nuk ishte, ndihmësi fshatarëve u ofroi këtë ofertë: “A i shihni të gjithë këta majmunë në kafaze që i ka blerë nga ju shefi im? Do t’u shes secilin majmun nga tridhjetë e pesë dollarë, e kur shefi të kthehet në fshat, ju mund t’ia shitni secilin majmun nga pesëdhjetë dollarë, sa ai ju paguan.”
Fshatarët u organizuan, grumbulluan të gjitha kursimet e tyre dhe i blenë të gjithë majmunët nga ndihmësi i shefit. Mirëpo, asnjëherë nuk e panë më as të huajin, as ndihmësin e tij! Mbeti vetëm fshati përplot me majmunë.
Tregim tejet interesant dhe me mesazh. Vëreni menaxhimin e sotëm të bankave, dhëniet e kredive, etj., dhe në fund, supozojmë qëështë lehtë të njohim kush në botën e sotit është majmun, kush i huaj e kush ndihmësi i tyre.
Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi